Policia e Turqisë ka marrë vendim për pranimin në marrëdhënie pune të 10 mijë kandidatëve të rinj, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia e Turqisë do të pranojë të diplomuarit në Qendrën Policore për Trajnim (POMEM) pranë Akademisë Turke të Policisë.
Në këtë mënyrë gjatë periudhës së ardhshme në shërbimin policor do të pranohen 10 mijë kandidatë të rinj, në mesin e të cilëve nëntë mijë meshkuj dhe një mijë femra.
Një nga kushtet për nëpunës të ardhshëm policor është se nuk duhet të jenë mbi 30 vjeç.