Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, është shprehur se do të angazhohet personalisht që Kosova të ketë më shumë njohje ndërkombëtare.
”Për Kosovën duam të rrisim edhe më shumë numrin e njohjeve, e cila aktualisht njohët nga 114 vende”, është shprehur Erdogan.
Siç shkruan Reuters, ai tutje ka shtuar se për njohjen e Kosovës do të diskutojë edhe me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.
”Ne do t’i diskutojmë këto çështje në takimin tim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Asamblenë e Përgjithshme të OKB këtë vit. Le të punojmë së bashku për njohjen e Kosovës. Unë do t’ua propozoj këtë atyre”, u shpreh Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Rexhep Tayyip Erdogan këto deklarata i dha në një konferencë për shtyp para vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV), vend ky që momentalisht nuk ka njohje të gjëra ndërkombëtare por mbështetet fuqishëm nga Turqia.