Site icon PrishtinaPress

Erdhi në Kosovë për festat e fundvitit, mërgimtari kthehet në Gjermani pasi që s’pati rrymë në shtëpinë e tij në Ferizaj

Asamblisti Sadet Ismajli ka bërë të ditur se ai dhe vëllai i tij janë nisur në Gjermani, pasi në Komunën e Ferizajt nuk ka furnizim të rregullt me energji elektrike.

Ismajli me anë të një postimi në ‘Facebook’ tha se vëllai i tij erdhi nga Gjermania t’i festonte festat e fundvitit, por që “katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot”, shkruan Insajderi.

Vëllai erdhi nga Gjermania për festën e Vitit të Ri, por katrahura e rrymës e bëri të kthehej sot për në Gjermani, dhe së bashku me të edhe unë po shkoj me e festu atje”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Çfarë thyerje shprese për këta vëllezër e motra që aq shumë i besuan këtij kryeministri”.

Postimi i Plotë

Exit mobile version