0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Erdhi dita” që kryeministri i Kosovës të mos takohet me kryeministrin e Shqipërisë”

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se “erdhi dita” që kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, t’i refuzohet takimi nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Duke shpërndarë një foto të Thaçit dhe Veselit në kohën kur kryeministri Rama mirëpritej nga ta, deputeti Haxhiu ka thënë se Kurti pranon të takohet pa kushte me Vuçiqin kurse refuzon kryeministrin shqiptar.

“Veprimet e Kurtit janë antikombëtare, inatçore, naive, janë “shizofreni” politike”, ka shkruar ndër të tjera Haxhiu.

Postimi i plotë:

“Erdhi Dita” që kryeministri i Kosovës mos të takohet me kryeministrin e Shqipërisë!!!

Pikërisht mbi kauzën e tij të rrejshme, “bashkimin kombëtar”, mashtruesi Albin Kurti erdhi në pushtet, ndërsa sot refuzon ta takojë kryeministrin e Shqipërisë, duke i vënë kushte, a në anën tjetër takohet me Vuçiqin pa kushte.

Veprimet e Kurtit janë antikombëtare, inatçore, naive, janë “shizofreni” politike!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img