0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Erdhën me tri kërkesa, krejt çka ndodhi në takimin e mbrëmshëm Kurti-Lajçak-Escobar

Mbrëmë kryeministri i Kosovës pati një takim me përfaqësuesin e BE-së dhe atë të ShBA-së.

Pas këtij takimi, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobari para mediave treguan se ata kishin tri kërkesa për Kurtin.

Të pyetur se a i ka pranuar Kurti propozimet e tyre, të dy thanë se janë në “fillim të misionit të tyre”, që do të zgjasë dy ditë.

“Shpresoj se do njoftojmë për lajme të mira në fund, por nuk kemi arritur atje ende”, tha Lajçaku.

E menjëherë pas kësaj, Qeveria e Kosovës doli me një njoftim zyrtar.

Zyra e kryeministrit, Albin Kurti, ka dhënë detaje për takimin e këtij të fundit me përfaqësuesin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit të BE-së për dialogu Kosovë – Serbi, Mirolav Lajçak.

Siç raportoi zyra e kryeministrit në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi gjendjen dhe zhvillimet e fundit, ide për de-eskalim të situatës në veri dhe urgjenca për zbatim të Marrëveshjes Bazike e Aneksit të zbatimit.

“Kryeministri tha se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve. Ai ftoi Brukselin dhe Ëashingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj”, citohet Kurti..

Më pas, Kurti ka thënë se vetëm sundimi i ligjit i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira.

”Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore, theksoi kryeministri Kurti. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”.

“Kryeministri Kurti shprehu gatishmërinë e parezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët për de-eskalim të gjendjes dhe normalizim të marrëdhënieve”, thuhet në komunikatë.

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në Dialog ishin tri kërkesat e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Ne e prezantuam një propozim në emër të komunitetit ndërkombëtar që përmban tri elemente. Kishim bisedime të gjata, të sinqerta dhe të vështira”, tha Lajçaku, teksa shtoi se ky është vetëm fillimi.

Takimi ishte paralajmëruar të niste në orën 20:00, mirëpo nisi më shumë se 30 minuta më vonë.

Por çka thanë Escobar e Lajçak pas takimit?

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se në Kosovë ka ardhur si përkrahës i madh i shtetit të Kosovës.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka thënë se në Kosovë vjen si përkrahës i madh.

Ai ka thënë se e do më të mirën për Kosovën.

“Është një unitet i madh transatlantik, mes SHBA-së, BE-së e NATO-s, që ka paraqitur kërkesat e njëjta. Shpresoj të dëgjohemi. Jemi në fillim të misionit. Një gjë dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Dam më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, tha Escobar.

Lidhur me situatën në veri, Escobar ka thënë se ka përpjekje për një formulë për harmoni mes komuniteteve.

Po ashtu, Escobar ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan.

Kurse emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laçak ka thënë se bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e kanë pasur një diskutim të vështirë me kryeministrin Albin Kurti.

Lajçak ka deklaruar se para kryeministrit kosovar është prezantuar një propozim tre-pikësh, si mënyrë për të dalë nga situata e tensionuar në veri.

“E para është shtensionimi, e dyta zgjedhje të shpejta në veri dhe e treta rikthimi në dialogun për normalizim”, ka thënë Lajçak.

“Misioni ynë vetëm sa ka nisur”, ka vazhduar ai.

Lajçak ka thënë se bashkë me Escobar do të jenë në këtë mision edhe për dy ditët e ardhshme. Ai ka treguar se parashihet edhe një takim me presidenten Vjosa Osmani e më pas me krerët serbë.

Sa i përket paralajmërimit të 27 shteteve anëtare të BE-së për sanksionimin e Kosovës, Lajçak ka thënë se ato po presin raportin nga ky mision në Ballkan.

“Mund t’ju them se shtetet anëtare po presin raportin tonë”, ka thënë Lajçak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img