1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Erden Atiq e pret në zyrën e tij Ilir Pecin: Komunat do të bëhen të qytetarëve

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, sot ka njoftuar se e ka pritur në takim kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci.

Atiq tha se kanë diskutuar për sfidat dhe problematikat që përballen qytetarët e këtyre komunave.

“Ilir Peci e urova për mandatin në krye të Zveçanit dhe i urova punë të mbarë. Së bashku diskutuam për sfidat dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët e komunave tona dhe biseduam për zgjidhjet për ato probleme. Në këto komuna nuk është menduar asnjëherë për qytetarin dhe se janë lënë shumë mbrapa shërbimet publike”.

Atiq tha se “komunat tona do të bëhen të qytetarëve dhe ato do të jenë vende të banueshme ku normalisht do të zhvillohet jeta sikur në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img