7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Erden Atiq do të caktojë nënkryetaren e Mitrovicës Veriore nga komuniteti serb

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nedzad Ugljan, në një prononcim për media, para betimit të kryetarit të ri të kësaj komune, Erden Atiq, ka thënë se gjithçka është bërë gati.

Ai njoftoi se Atiq në këtë seancë do ta caktojë edhe nënkryetaren e komunës, e cila do të jetë nga komuniteti serb.

“Sot do të zgjedhet edhe nënkryetarja dhe ajo vjen nga komuniteti serb. Atë do ta caktojë kryetari”, tha ai, duke shtuar se s’mund ta zbulojë se kush është, por se këtë do ta bëjë kryetari i ri.

“Përgatitjet janë përfundimtare edhe pak nis mbledhja solemne. Kam biseduar kryetari, shumë shpejt do të vijë ai. Po i kryejmë detyrat si Kuvend Komunal”.

Ai tha se tash do të jetë edhe një fazë e re e kapërcimit të boshllëkut që kanë pasë sepse komuna s’ka qenë në funksion.

“Bashkëpunimi në mes të Kuvendit dhe kryetarit do të jetë në shërbim të qytetarëve. Kjo është më kryesorja”.

Ugljan tha se 13 asambleistë janë në seancë dhe se janë të mjaftueshëm për të kryer betimin.

Ai u pyet nëse në objektin e komunës do të vendoset flamuri i Kosovës. Ugljan tha se janë të pajtimit për ta bërë këtë meqë në institucionet e Kosovës duhet të jenë simbolet e saj

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img