Këngëtarja Era Istrefi kohët e fundit është parë duke publikuar fotografi të ndryshme nga Amerika.
Por përpos intervistave që ajo ka realizuar atje, ajo ka kaluar kohën e saj edhe duke bërë diçka tjetër.
Era ka theksuar që përpos që ka shijuar motin me diell, ajo ka qenë e angazhuar në studio duke realizuar këngë të cilat sipas saj janë duke u bërë në mënyrë të mrekullueshme dhe të cilat mezi pret që ti realizojë, shkruan e njohura ‘Noisey’, transmeton Indeksonline.
Ndërsa pritet që kënga e re e Erës të jetë e realizuar në gjuhën angleze. Teksa Era ka thënë se dëshiron që njerëzit ta pëlqejnë atë sido që të jenë të mërzitur, të lumtur të “çmendur” apo sidoqoftë.