Në një intervistë për That Grape Juice, Era Istrefi ka zbuluar numrin e këngëve që do të përmbajë albumi, i cili do të jetë i pari në karrierë për këngëtaren.
“Albumi ka shtatë këngë dhe është pjesa në të cilën po punoj më së shumti, po eksploroj dhe po provoj të shkruaj tekste këngësh sa më të sinqerta”, ka thënë ndër të tjerash Era.
Këngëtarja momentalisht gjendet në Londër, ku edhe është duke punuar për projektet të reja në kuadër të bashkëpunimit me kompaninë Ultra Music.
Kujtojmë se Era ka gati 1 vit që po shijon suksesin e këngës së saj “BonBon”, i cili ka marrë mbi 211 milionë klikime në YouTube.