1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Eqrem Kryeziu: Rugova do ta kishte nderuar Demaçin

Të shtunën kur u varros veprimtari Adem Demaçi, kryetemë ishte bojkoti që Lidhja Demokratike i bëri ceremonisë mortore. Isa Mustafa, pas varrimit, shkroi për figurën e Demaçit. Njëjtë edhe ish-nënkryetari i LDKs-së, Eqrem Kryeziu, i cili vlerësoi lartë veprën e Demaçit, ndërsa shkroi edhe se Rugova do ta nderonte veprimtarin, ndryshe nga ç’bëri LDK të shtunën.

Menjëherë pas varrimit të Adem Demaçit, lideri i LDK-së, Isa Mustafa, shkroi në Facebook, për t’i dhënë lamtumirën figurës së Demacit.  Por, kjo nuk po lante “mëkatin” që sipas shumëkujt bëri LDK duke mos i bërë homazhe Demaçit. 

Mustafa që një kohë nuk ka pasur paraqitje publike për shkak të gjendjës shëndëtesore, mirëpo në varrimin e Demacit nuk morën pjesë përfaqësuesit e LDK-së.

Derisa nuk pati asnjë përgjige ga kjo parti, supozohet se marrëdhëniet jo të mira të liderit historik të LDK-së, Ibrahim Rugova, me veprimtarin Demaci ishin arsyeja e këtij bojkoti.

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka thënë fjalë të mëdha për veprimtarin, që u varros sot në Prishtinë.  Kryeziu në një postim në Facebook ka thënë se Demaçi ishte veprimtar dhe për të vepruar zgjodhi mjetet që iu gjenden pranë.

Ndësa në një përgjigje që i ka kthyer Kryeziu një komentuesi në profilin e tij thuhet se Presidenti Rugova nuk do të kishte munguar varrimin e Demacit.

“Nuk mund ta përfytyroj në asnjë moment që Rugova të mos i bënte homazhe Demaçit. Pastaj ku do të na shtynte urrejtja”, ka shkruar ish-nënkryetari i LDK-së

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img