Site icon PrishtinaPress

Epopeja e UÇK-së sot përmbyllet me “Natën e Zjarreve”

Aktivitetet për shënimin e përvjetorit të 25-të të ngjarjes historike Epopesë së UÇK-së që nisi më 5 mars, do të përfundojnë sot.

Në ditën e tretë të Epopesë, dhe e fundit, me 7 mars, duke filluar nga ora 18:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kosovë, duke vazhduar me manifestimin “Nata e Zjarreve” në Prekaz që shënon edhe përmbylljen e manifestimit gjithëpopullor, Epopesë së UÇK-së.

“Nata e Zjarreve’, do të mbahet edhe në Prishtinë. Ky është viti i dytë që Kryeqyteti e shënon Epopenë e UÇK-së, për të vazhduar kështu traditën e përkujtimit të luftës dhe sakrificës së njerëzve tanë për liri”, njofton Komuna e Prishtinës.

Ndryshe dje dhe pardje me aktivitete u shënua 25 vjetori i rënies së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.

Në përvjetorin të 25-të të kësaj ngjarjeje historike, u mbajt parada e FSK-së, ku Kuadratet e Ushtrisë së Kosovës u rreshtuan në nderim të ,,Epopesë së UÇK-së”. Në këtë 25 vjetor të Epopesë së UÇK-Së, nderime pranë Obeliskut të Lirisë, si simbol i nderimit të epopesë së UÇK-së, bënë ushtarakët, komandantja supreme, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.

Kurse dje Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur seancë në shënim të ‘Epopesë së UÇK-së, si dhe u mbajt një Akademi Përkujtimore.

Exit mobile version