6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Epopeja e UÇK-së shtyn seancën e së hënës

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit e paraparë që të mbahet të hënën është shtyrë për një datë tjetër. Kjo pasi që me datën 5,6 dhe 7 në Kosovë shënohet “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Zenun Pajaziti ka thënë për Express se seanca ka mundësi të vazhdojë të martën megjithëse ende s’ka njoftim zyrtar.

“Në seancën e kaluar u përmend që të hënën nuk do të ketë seancë për shkak te manifestimit. U thu të martën por që zyrtarisht ende nuk e di nëse kemi ndonjë njoftim se kur do të mbahet”, ka thënë Pajaziti për Gazetën Express.

Ndërkohë që zyrtarisht Kuvendi i Kosovës ende nuk ka njoftuar se për shtyerjen e seancës. Njoftimi i fundit është ai ku thuhet se vazhdimi i seancës plenare do të bëhet më 6 shkurt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img