Site icon PrishtinaPress

Epopeja e UÇK-së, Komuna e Skenderajt shpall 7 marsin ditë pushimi

Komuna e Skenderajt, e cila në këtë vit është përjashtuar nga Këshilli Organizativ për Epopenë e UÇK-së, ka vendosur që 7 marsin ta shpall ditë pushimi për stafin e saj.

Në njoftim është thënë se vendimi vlen për organet e Administratës Komunale të Komunës së Skenderaj dhe institucioneve tjera varëse të saj.

“Lajmërohen të gjithë të punësuarit (nëpunësit civil) të organeve të Administratës Komunale të Komunës së Skenderaj dhe institucioneve tjera varëse së me datën 07.03.2024, ditë e enjte, nuk do të punohet për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rënies Heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për Liri”, është thënë në njoftim.

Exit mobile version