0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

“Epopeja e UÇK-së” 2021, manifestim i mbyllur për shkak të pandemisë Covid19

Në kazermën „Adem Jashari“ të FSK-së në Prishtinë, do të mbahet manifestimi qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23 – vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë Dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri.

Manifestimi mbahet më 5 mars 2021 (ditë e premte) në kazerëm „Adem Jashari“ në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Në manifestim do të marrin pjesë: U.D. së presidentit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, kryeminsitri në detyrë, z. Abdullah Hoti, ministri i Mbrojtjes, z. Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, minsitra dhe zv. ministra në detyrë, stafi diplomatik, përfaqësues të KFOR-it, Ekpit Këshillues Ndërlishës të NATO-s (NALT), atashe ushtarak, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarë dhe oficerë të FSK-së.

Me fjalë tematike do të paraqiten: U.D. presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë z. Abdullah Hoti, përfaqësuesi i familjes Jashari dhe i veteranëve të luftës së UÇK-së.

Manifestimi për Epopenë e UÇK-së mbahet nën organizimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës.

Manifestimi „Epopeja e UÇK-së“, më 5 mars, do të jetë manifestim i tipit të mbyllur për shkak të pandemisë Covid-19, dhe  për këtë kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët.

 

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img