Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza, ka kujtuar Epopenë e Dukagjinit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se rezistenca e familjes Haradinaj dhe e luftëtarëve të Dukagjinit i dha jehonë edhe më të madhe shtrirjes së UÇK-së anekënd Kosovës.
“Epopeja e UÇK-së në Dukagjin është një ngjarje heroike që frymëzon breza. Rezistenca e familjes Haradinaj dhe e luftëtarëve të Dukagjinit i dha jehonë edhe më të madhe shtrirjes së UÇK-së anekënd Kosovës. Lufta e UÇK-së ishte një luftë për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e jetëve të pafajshme!”, ka shkruar Hamza, transmeton Klankosova.tv.
“Nderime të përjetshme dëshmorëve të kësaj beteje, Himë Haradinaj, Gazmend Mehmetaj e Agron Mehmetaj. Nderime të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e popullit tonë! Historia e atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës nuk do të harrohet kurrë!”.