Kombëtarja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë rrugëtimin me trajnerin e ri Franco Foda, pasi mposhtën me rezultat minimal 1:0 Armeninë, që zhvilloi ndeshjen pranë tifozëve të saj në Yerevan.
Dardanët aplikuan lojë sulmuese që nga fillimi dhe dominuan takimin ndaj Armenisë, por vetëm një gol vendosi, me rastet e tjera që nuk patën konkretizim.
Rasti i parë i mirë në ndeshje ishte për Edon Zhegrovën që dribloi në mënyrë fantastik disa futbollistë kundërshtarë dhe më pas gjuajti, por që portieri vendas ishte në vend, ndërsa nga topi i kthyer Vedat Muriqi shënoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.