Chelsea po shqyrton mundësinë e rikthimit të mbrojtësit Marc Guehi nga Crystal Palace për të forcuar repartin e mbrojtjes pas dëmtimeve të lojtarëve kryesorë. Guehi, i cili u largua nga Chelsea në vitin 2021 për 18 milionë paund, ka shkëlqyer te Crystal Palace dhe në kombëtaren angleze.
Trajneri Enzo Maresca po përballet me mungesa të rëndësishme në mbrojtje, me Wesley Fofana dhe Benoit Badiashile të dëmtuar. Për të mbuluar këto boshllëqe, Chelsea ka bërë një ofertë fillestare për Guehi, e cila është konsideruar “qesharake” dhe shumë poshtë vlerësimit prej 55 milionë paund që i ka vendosur Crystal Palace.
“E vetmja gjë që mund të them është se Marc Guéhi është një lojtar i Palace. Më pëlqen Marc me siguri, por ai nuk është lojtari ynë. Më pëlqejnë gjithashtu edhe qendërmbrojtësit që kemi dhe më pëlqejnë qendërmbrojtësit e ndryshëm në Itali, Spanjë dhe Francë, por kjo nuk do të thotë që ne do ta blejmë lojtarët në fjalë. Është një situatë normale kur ke këto lëndime në qendër të mbrojtjes, ka spekulime, por asgjë më shumë se spekulime.”
Për të financuar këtë transferim, Chelsea po shqyrton shitjen e disa lojtarëve, përfshirë Axel Disasi, i cili nuk përshtatet me stilin e lojës së Marescas.
Gjithashtu, klubi po konsideron rikthimin e Trevoh Chalobah nga huazimi te Crystal Palace si një alternativë më e lirë për të forcuar mbrojtjen.
Situata e kontratës së Guehi, e cila skadon pas 18 muajsh, mund të ndikojë në negociatat midis klubeve. Megjithatë, Crystal Palace mbetet e vendosur në kërkesat e saj financiare, duke kërkuar një shumë të konsiderueshme për të lejuar largimin e mbrojtësit të tyre kyç.