-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Enver Maloku i mungon jo vetëm LDK-së, por edhe Kosovës e gjithë shqiptarëve

Zyrtarë të LDK-së dhe familjarë kanë bërë homazhe sot tek busti i veprimtarit Enver Maloku në vendin ku është vrarë para 11 vitesh.

Për shkak të gjendjes shëndetësore në këto homazhe mungoi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ndërsa Ismet Beqiri tha se Enver Maloku i mungon jo vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe Kosovës e gjithë shqiptarëve.

“Ai ishte personi i cili bëri të mundur me veprën dhe shkrimet e tij të japë një pasqyrë të asaj që po ndodhte në Kosovën e para 19 viteve”, tha Beqiri.

Ai u zotua se rasti i Enver Malokut dhe i veprimtarëve të LDK-së të vrarë pas luftës do të zbardhen shumë shpejt.

Deputetja Doruntina Maloku e cila është vajza e Enver Malokut tha se nuk do të lejojnë që PDK ta formojë një komision për hetimin e SHIK-ut pasi që sipas saj kjo do i bie se ata do hetonin vetveten.

Enver Maloku është vrarë më 11 janar të vitit 1999 në rrethana ende të pasqaruara para banesës së tij në Bregun e Diellit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img