Kuvendi i Kosovës me 80 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Hoxhaj është i zgjedhuri i PDK-së për nënkryetar të Kuvendit, pas zgjedhjes së Bedri Hamzës kryetar i Mitrovicës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar sot për zëvendësimin e dy deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Kjo pasi dy deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dolën fitues të dy komunave në zgjedhjet lokale të 14 nëntorit.