1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Enver Hoxhaj uron Biden: Do mbetesh mik i madh i Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Hoxhaj thotë se Biden është mik i madh i Kosovë dhe mbështetës i Kosovës së lirë dhe të pavarur.

“Urime Presidenti i 46-të i SHBA-së, Joe Biden! Presidenti i zgjedhur Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh dhe mbështetës i shkëlqyeshëm i Kosovës së lirë e të pavarur dhe i popullit të saj. Kjo është një fitore e vlerave Euro-Atlantike, lirisë dhe demokracisë, që janë shtyllat e Kushtetutës dhe aleancës sonë me SHBA-në! ????????????????” është shprehur Hoxhaj.

Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandate të dytë si njeriu i parë i Amerikës.

Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.

Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.

Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.

Përgjatë viteve të 90-ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img