Site icon PrishtinaPress

Enver Hoxhaj sot takohet me homologun e tij francez

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj do të takohet sot me ministrin francez të Punëve të Jashtme dhe zhvillim ndërkombëtar, Jean-Marc Ayrault

Takimi i dy ministrave do të mbahet në Paris.

Temë e takimit ndër të tjera pritet të jetë edhe rasti i ndalimit të Ramush Haradinajt

Hoxhaj në një konferencë të mbajtur para pak ditësh për rastin e ndalimit të Haradinajt, pati deklaruar se ka nisur kërkesën për vizitë zyrtare në Francë

Në faqen e Ministrisë së Jashtme të Francës, thuhet takimi do të zhvillohet në ora 17:00, transmeton Gazeta Express.

Exit mobile version