3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Enver Hoxhaj: Ndërhyrja e Kurtit në fushatën e Shqipërisë – mos respektim i raporteve vëllazërore

Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosja doli fituese e tyre, duke qeverisur pa asnjë forcë tjetër politike.

Kryetari aktual i PDK-së tregon në Balkan Talks në Euronews Albania se qeveria e Kurtit dhe ministrat e qeverisë së tij nuk kanë platformë qeverisje.

“Mendoj se ajo që ndodhi nuk është përjashtim nga disa vendet e rajonit dhe botës në këto pesë vitet e fundit. Ata janë lëvizje populiste dhe mos zhvillimi ekonomike nga pandemia, mos liberalizimin i vizave dhe lodhja e sistemit çoi në fuqizim të Kurti dhe lëvizjes së tij,” – thotë kryetari aktual i PDK-së Enver Hoxhaj.

Hoxhaj shprehet se qeveria aktuale e Kosovës nuk ka një platformë qeverisës, por ka vetëm dëshira.

“Mendoj që kjo qeveri deri më tani tregon që s’kanë platformë për dialog, s’ka qartësi dhe s’ka mbajtur qëndrim për letrat që kanë ardhur nga ndërkombëtarët për dialog. Qeveria nuk ka platformë të qartë për asgjë, por listë dëshirash që iu pëlqen qytetarëve të dëgjojnë, por kjo do i kushtojë shumë Kosovës,” – shprehet kryetari aktual i PDK-së Enver Hoxhaj.

Kryetari i PDK-së i mëshon fort faktit se qeveria e re nuk ka platformë për pandeminë, vaksinimin dhe ekonominë.

“Unë mendoj se ai nuk ka platformë për asnjë temë, ai nuk është marrë me pandeminë, vaksinimin dhe bërjen e testeve. Ai largohet nga përgjegjësia dhe çmimin e paguajnë qytetarët. Ata s’kanë as politikë të jashtme dhe kjo më shqetëson shumë”, – tregon Enver Hoxhaj për Balkan Talks.

Kurti ka zhvilluar takim me partitë e opozitës për bashkëpunimi, por z. Hoxhaj tha se nuk mund të jap një përgjigje pa ditur planin konkret të tyre.

“Kurti të cilën unë e kam takuar kërkon bashkëpunim për pesë tema, për politikë të jashtme dhe dialog, për menaxhim pandemi, plan zhvillimor arsimi, për fushën e energjitikës dhe bashkëpunimi jonë varet prej saj nëse kanë qartësi dhe besim te këto tema. Përgjigjia ime është e paplotë pasi nuk e di ku qëndrojnë ata dhe s’kam si jap përgjigje për qëndrimin tonë”, – thotë z. Enver Hoxhaj.

Hoxhaj mendon se ndërhyrja e kryeministrit Kurti në fushatën zgjedhore në Shqipëri tregon se nuk ka respekt.

“Kurti do krijojë probleme të reja dhe nuk do merret me dialogun. Mënyra si po sillet me Shqipërinë me ndërhyrjen në fushatën zgjedhore me para të shtetit të Kosovës tregon që nuk njeh politikën e fqinjësisë së mire dhe nuk respekton raportet tona vllazërore”, – shprehet kryetari aktual i PDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img