-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Enver Hoxhaj: Mos përfshirja e njohjes reciproke në planprogramin e qeverisë së re gjermane është shqetësim serioz për Kosovën

Ish-ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur mendimin e tij lidhur me zgjedhjen e qeverisë së re gjermane, duke përmendur disa qëndrime gjermane ndaj Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se qeverisja e re gjermane në marrëveshjen e koalicionit nuk e përmend si një qëndrim gjerman njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Hoxhajt, ky është një shqetësim serioz për Kosovën, duke shtuar se shteti gjerman përkrah dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve ballkanike, por që mungon e ardhmja e Kosovës dhe e Ballkanit.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Jo çka thuhet, por çfarë nuk thuhet ka peshë në politikë të jashtme!

Joshka Fisher dhe Guido Westerwelle më kanë treguar se si ata kur ishin bërë ministra të jashtëm në qeveri të re dhe program të ri, kishin marrë përsipër edhe zotimet e vjetra të qeverisë paraprake! Dje, u paraqit përpërja dhe programi i qeverisë së re në Berlin, por ende nuk e dijmë se çka do të ndodhë me zotimet e vjetra! 

Çfarë thanë tri parti gjermane (Socialdemokratët, të gjelbrit dhe liberalët) në marrëveshjen e koalicionit qeveritar për Kosovën dhe Ballkanin, është e duhur dhe e pritur.

Sa i përket Kosovës, në program thuhet qartë se Gjermania kërkon heqjen e vizave për kosovarët dhe përkrah dialogun për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, mungon edhe diçka shumë e rëndësishme për Kosovën; e ardhmja e saj dhe e Ballkanit. 

Në marrëveshjen e koalicionit gjerman nuk përmendet njohja e ndërsjellë, gjë që është një shqetësim serioz për Kosovën! Për më tepër, nuk thuhet asgjë për marrëveshjen obligative ligjore që duhet të arrihet në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila fillimisht ishte propozim gjerman në nivel evropian! Ishte Angela Merkel, e cila në vitin 2011 paraqiti tri kushte gjermane gjatë një takimi me Boris Tadiqin në Beograd! Ishte një delegacion i CDU-së nën udhëheqjen e Andreas Schockenhoffen, që paraqiti 12 kushtet gjermane për Serbinë në rrugën e integrimit evropian të saj.

Thelbi i këtyre kushteve gjermane ishte arritja e marrëveshjes obligative ligjore. Kështu, njohja e Kosovës u vendos si kusht për Serbinë për anëtarësimin e saj në BE dhe qëndrimi gjerman u shndrrua në pozicion të përgjithshëm evropian që nga vitet 2011/2012. 

Ky, është shqetësimi i madh dhe i vetëm që unë kam për qasjen e qeverisë së re në raport me dialogun! Në politikë të jashtme më me rëndësi është ajo çka nuk thuhet, sesa ajo çka thuhet!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img