3.4 C
Pristina
Monday, January 27, 2025

Buy now

spot_img

Enver Hoxhaj mobilizon Drenasin: Zemrat rrahin për PDK-në dhe fitoren e 9 shkurtit

Kandidarti për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka vizituar mbrëmë Drenasin, ku është pritur me entuziazëm të madh nga përkrahësit e kësaj partie.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxhaj ka ndarë një video nga vizita, duke theksuar përkushtimin e PDK-së për rikthimin në qeveri më 9 shkurt.

“Zemrat rrahin për PDK-në në Drenas! Për Hashim Thaçin, për Kadri Veselin, për UÇK-në, për Kosovën, për fitoren e 9 shkurtit!” – ka shkruar Hoxhaj në postimin e tij, duke falënderuar qytetarët e Drenasit për mbështetjen e palëkundur ndër vite.

Videoja e publikuar tregon atmosferën e ngrohtë dhe mobilizimin e fuqishëm të qytetarëve, të cilët janë të vendosur për të mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje.

Mbështetja për PDK-në në Drenas konsiderohet një nga shtyllat kryesore të fushatës, duke treguar traditën e gjatë të këtij qyteti si një bastion i fuqishëm i partisë.

Fushata e PDK-së vazhdon me një energji të jashtëzakonshme, ndërsa mobilizimi i qytetarëve në të gjithë Kosovën është një dëshmi e besimit të tyre për një të ardhme më të mirë nën udhëheqjen e kësaj partie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img