Site icon PrishtinaPress

Enver Hasani: Vendimi i Kushtetueses i çuditshëm, i ndalon kandidimin çdokujt që është dënuar në tri vitet e fundit

“Në aspektin profesional, vendimi është shumë i çuditshëm në aspektin profesional. Ky vendim i ndalon çdokujt kandidimin nëse ka qenë i dënuar në tre vitet e fundit”, tha ai në RTV Dukagjini.

Hasani thotë se nuk është e vërtet ajo që thotë Kushtetuesja në raport me Komisionin e Venecias.

“Raporti i Komisionit të Venecias që citohet, nuk është e vërtet që e thotë atë që po e thotë Gjykata Kushtetuese”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka dyshime edhe për vendimin dënues që sipas tij e bëjnë vetëm gjykatat e rregullta.

“Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendim dënues për të gjithë ata që janë dënuar në tri vitet e fundit. Këtë mund ta bëjë vetëm një gjykatë e rregullt”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se Albin Kurti mund të kandidoj për kryeministër të vendit por jo edhe për deputetë të Kuvendit.

Exit mobile version