Luis Enrique ka deklaruar se nuk ka përdoruar ndonjë strategji të veçantë për të përgatitur ndeshjen Barcelona – PSG.
Barcelona me fitoren 6:1 në ‘Camp Nou’ siguroi kalimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Por, trajneri Enrique në konferencën e fundit para ndeshjes me La Corunan, ka thënë se edhe ndeshjen me PSG-në e ka përgatitur si të gjithë të tjerat.
“Ne e kemi përgatitur lojën në të njëjtin intensitet, të gjithë kundërshtarët kanë lojën e tyre dhe ne nuk ndryshojmë asgjë. Pastaj rrjedha e ndeshjes mund të bëjë që të ndryshojë edhe loja, këto janë normale”, ka deklaruar Enrique.