1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Enrique mund të zyrtarizohet te PSG-ja javën e ardhshme

Luis Enrique do të jetë trajneri i ri i Paris Saint-Germainit.

“Le Parisien” ka raportuar se fundi zyrtar i epokës së Christophe Galtier do të ndodhë në mes të javës, ndoshta të mërkurën.

Tashmë thuhet se kanë mbetur vetëm detajet për t’i dhënë fund angazhimit të trajnerit francez, i cili u shpall kampion me PSG-në në sezonin e fundit në Ligue 1.

Galtierit do t’i paguhet një dëmshpërblim prej rreth 6 milionë eurosh. Ai kishte kontratë deri më 30 qershor 2024.

Dhe, sipas “Le Parisien”, Enrique do të jetë pasardhësi i tij. Ai është pajtuar për një kontratë dy-vjeçare, me opsion edhe për një vit të tretë.

Mediumi francez zbuloi se marrëveshja është duke u finalizuar dhe zyrtarizimi mund të bëhet në javën që po vjen.

53-vjeçari thuhet se është në kontakt të vazhdueshëm me krerët e klubit nga Parisi, kryesisht me presidentin, Nasser Al-Khelaifi dhe këshilltarin sportiv, Luis Campos.

Paris Saint-Germaini po punon gjithashtu për transferimin e Lucas Hernandez nga Bayern Munich dhe Lee Kang-In nga Mallorca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img