Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, i ka thënë Chelseat se e dëshiron transferimin e Marco Asension nëse emërohet zëvendësues i Antonio Contes, raporton Don Balon.
Me Conten shumë pranë shkarkimit, Luis Enrique konsiderohet si opsioni kryesor për ta zërë vendin e italianit në ulësen e nxehtë në “Stamford Bridge”.
Por, sipas mediumit spanjoll, Enrique i ka thënë të kaltërve se transferimi i talentit të Real Madridit është vendimtar në shanset e tyre për ta emëruar atë trajner të ri.