Luis Enrique ua ka kujtuar edhe njëherë drejtuesve të klubit katalanas se pasardhësi i tij te Barcelona duhet të jetë asistenti aktual, Juan Carlos Unzué
Pas tre viteve në krye të Barcelonës, Luis Enrique do të largohet nga “Camp Nou” gjatë verës – kjo gjë tashmë është zyrtare.
Menjëherë pas këtij lajmi, katalanasit kanë filluar të kërkojnë zëvendësuesin ideal të Enriques. Por, trajneri spanjoll ua ka bërë të qartë edhe njëherë drejtuesve të klubit se nuk kanë nevojë të kërkojnë shumë për një zëvendësues, pasi tashmë atë e kanë në klub, ai është asistentit aktual Juan Carlos Unzué.
“Ju tashmë e dini se çfarë mendoj për të. Por, tani për tani do të mendohem ta mbajë atë larg qendrës së vëmendjes, kjo është më e mira për të gjithë”, deklaroi Enrique.
Kujtojmë se disa herë gjatë këtij sezoni, Ish trajneri i Romës e Celta Vigos ka përsëritur se do të dëshironte që Juan Carlos Unzué të jetë pasardhësi i tij te Barcelona.