Këngëtarja Eni Koçi dhe grupi Fisnikët kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim, i cili tashmë është në duart e publikut.
“Lamtumirë” titullohet kënga e tyre, e cila është një baladë e lehtë për veshin e publikut.
Muzika është realizuar nga Genc Prelvukaj, i cili ka shkruar edhe tekstin në bashkëpunim me Agim Gergurin.
Kënga është vizualizuar edhe me një klip, i cili promovon një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë.
Xhirimet e këtij klipi janë kryer një pjesë në Gjirokastër dhe një pjesë në Durrës nga Black Fish Entertainment.
Ky është bashkëpunimi i parë ndonjëherë i Enit me grupin e njohur Fisnikët.