Numri 103 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Engjëll Koliqi, ka thënë se subjekti i tij do ta anëtarësojë Kosovën në NATO.
“Alenca për Ardhmërinë e Kosovës do ta anëtarësojë Kosovën në NATO. Ramush Haradinaj është njeriu i duhur për këtë: ashtu siç e ka bërë Ushtrinë, do ta realizojë edhe këtë premtim. Natyrisht, AAK-ja do të veprojë ngushtë me partnerët e Kosovës, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Kandidati për deputet i AAK-së ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje e ka izoluar Kosovën, duke mos bashkëpunuar aspak me partnerët ndërkombëtarë. Nëse vazhdon kjo qasje, sipas tij, Kosova kurrë nuk do të anëtarësohet në NATO, BE, OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare.