1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Engel: Specialja t’i hetojë krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Eliot Engel, tha se kushdo që ka kryer krime në Kosovë duhet të mbahet përgjegjës dhe “jo të ndiqet vetëm një etni”.

Me këto komente, Engel iu referua Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, teksa foli në një seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor.

“Kushdo që ka kryer krime lufte, nga cilido anë, duhet të ndiqet penalisht dhe të vihet para drejtësisë. Pikë. Por, më duhet të pyes: çfarë është drejtësia në rastin e luftës në Kosovë? Tani për tani, duket se Serbia – pala përgjegjëse për shumicën e krimeve të luftës – nuk përballet me asnjë presion në vend ose nga bashkësia ndërkombëtare për t’i sjellë para drejtësisë autorët e saj [të krimeve]”, tha Engel.

Në të njëjtën kohë, shtoi ai, “viktima në luftë, Kosova, është detyruar të krijojë një gjykatë hibride, me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë”.

“Miq, nëse kjo do të ishte Danimarkë, ne do të mendonim se diçka nuk është në rregull”, tha Engel.

Ai tha se nëse kosovarët kanë kryer krime, ata duhet të mbahen përgjegjës, por në statutin e gjykatës kujtoi se nuk shkruan se duhet të ndiqet vetëm një etni.

“Por, kjo është pikërisht ajo që po ndodh”, theksoi Engel.

“E paralajmëroj fuqishëm gjykatën, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë se nuk duhet të lejojmë që ajo të bëhet gjykatë etnike, sepse nëse lejojmë, ne vetëm se i mbajmë gjallë problemet që kanë shkaktuar vështirësi, konflikte dhe përçarje në rajon”, tha Engel.

Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën për krime lufte kundër disa ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e tyre: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Salih Mustafa.

Engel tha se gjykata ka juridiksion “mbi të gjitha krimet e luftës, të kryera në Kosovë, pa marrë parasysh se cila palë i ka kryer ato”.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë, të cilat përmenden në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img