-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ëndrra që s’iu realizua Mërgim Mavrajt

Mërgim Mavraj në një intervistë për ‘Hamburger Abendblatt’, ka rrëfyer se ëndrra e tij ka qenë që një ditë të bëhet polic.

Emigranti shqiptar ka sqaruar edhe arsyet se pse parapëlqen të bëhet polic, dhe e gjitha kjo ka të bëjë me të kaluarën e tij.

“Unë nuk desha të bëhesha futbollist, më erdhi në mendje si mundësi vetëm kur Labadia te Darmstadt më bindi se jam i mirë aq sa duhet. Në të vërtetë desha të bëhesha polic, desha të luaja vetëm një vit futboll”, ka deklaruar Mavraj, përcjell lajmi.net.

“Përse desha të bëhesha polic? Sepse jam një djalë me origjinë emigrantësh që është rritur në një zonë problematike të Seligenshtad. Kishte gjithmonë probleme dhe mendoja se si një polic, do të kisha mundësinë për të ndryshuar diçka. Më ka tunduar gjithmonë që të mendoj për ligjin që të ndihmoj njerëzit”, ka shtuar ai.

Mavraj e ka nisur mirë pjesën e dytë të sezonit te skuadra e tij e re, Hamburg, ku për synim kryesor kanë mbijetesën në Bundesligë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img