Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka folur në zonën mikse pas fitores ndaj Barcelonës, duke bërë të qartë se tani mendja e tij është te PSG dhe të arrijë qëllimin e tij të madh, atë të fitimit të Ligës së Kampionëve.
PSG mori një fitore të madhe 4-1 në udhëtim te Barcelona në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një vend në gjysmëfinale.
Kjo fitore lumturoi kampin parisien, e në veçanti yllin e skuadrës, Mbappe, i cili ëndërron ta fitojë Ligën e Kampionëve, përpara se të paketojë valixhet në fund të muajit qershor.
“Jam krenar që jam këtu që nga dita e parë. Krenaria që kam luajtur për këtë klub, për të përfaqësuar klubin nga kryeqyteti i vendit tim, është diçka e veçantë për mua, që jam rritur këtu, të përjetosh një natë të tillë si parisien, kemi bërë një hap tjetër, por duhet të qëndrojmë të qetë”, ka thënë fillimisht Mbappe.