Kujtimin për të më të dashurit tanë që vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, e kemi përjetësuar në shumë këngë, skena filmash e shfaqje teatrale. Përmes formave të ndryshme është trajtuar plaga më e dhimbshme e shoqërisë kosovare.
Shfaqja “Ënderra e fundit” me regji të aktorit e regjisorit Mentor Zymberaj, nga viti 2006 qëndroi në skenë për plot dhjetë vjet. Kjo shfaqje ishte zëri i të zhdukurve për vite me radhë dhe njëherit ishte ndër shfaqjet më të suksesshme në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare duke u vleresuar lartë me çmime prestigjioze. Ndër to edhe çmimi ITI-UNESKO.
Në role tjera ishin Mentor Zymberaj, Bashkim Nexhipi, Rozi Kryeziu, Mirak Zymberaj etj.
Shfaqja ishte realizim i shtëpisë teatrore filmike AKT, e cila nga MKRS u nderua tri here me çmimin vjetor të MKRS-së për prezentim të suksesshem nderkombëtar.