Site icon PrishtinaPress

Endriti e feston me tortë ditëlindjen e Hashim Thaçit, uron që babai t’i kthehet sa më të shpejt në shtëpi

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi e ka publikuar në Instagram fotografi me gjyshërit e tij pas një torteje për ditëlindjen e babait.

“Babi, Çdo ditë e jetë tënde është ditëlindje, sepse një jetë të tërë ke qenë i gatshëm për t’u saksifikuar për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Me shumë mall, dashuri dhe krenari shprehim urimet më të mira për ty”, ka shkruar ai.

Endriti i ka uruar babait shëndet dhe “kthim sa më të shpejtë” nga paraburgimi i Gjykatës Speciale në Hagë, ku po mbahet.

Në tortën e ditëlindjes, është shkruar slogani tashmë i njohur, “Liria ka emër”.

Exit mobile version