Site icon PrishtinaPress

Endrit Thaçi kujton babain e tij: Shpresoj që vitin tjetër Ditën e Çlirimit ta festojmë bashkë

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është kujtuar nga djali i tij Endriti, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ai e ka publikuar në Instastory një fotografi ku Thaçi shihet në sheshin e Prishtinës bashkë me ish-sekretaren e ShBA-së, Madeleine Albright (tani e ndjerë) dhe ish-presidentin, Bill Clinton.

Endriti uroi që përvjetorin tjetër ta festojë bashkë me babain e tij.

Hashim Thaçi, dha kontribut të madh për lirinë e Kosovës.

Thaçi ishte drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe protagonist i ngjarjeve të mëdha si ajo e Rambujesë.

Aktualisht, ish-presidenti Hashim Thaçi, bashkë edhe me krerët e tjerë të UÇK-së, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, po gjykohen për krime të luftës në Hagë.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është kujtuar nga djali i tij Endriti, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Exit mobile version