Site icon PrishtinaPress

Endrit Shala intervistohet nga Policia – shkak sulmi ndaj gazetarit

Sot është intervistuar ministri në detyrë Endrit Shala nga hetuesit e Drejtorisë për Hetime e Krimeve të Rënda të PK-së, për sulmin ndaj gazetarit, Ensar Ramadani.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Sot, më 19.12.20109 me autorizim të prokurorit,  nga hetuesit e Drejtorisë për Hetime e Krimeve të Rënda të PK-së, është intervistuar një i dyshuar në lidhje me rastin ‘Sulm’ të ndodhur, më 17.12.2019 “, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Sipas Policisë së Kosovës, gazetari në fjalë është intervistuar ditën e incidentit.

“Viktima është  intervistuar ditën e incidentit. Hetuesit policorë në koordinim me organet e prokurorisë, janë duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet në kompletim të rastit në fjalë”, thuhet në përgjigjet e PK-së.

Ndërkaq, dje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hapur hetimet për rastin në fjalë,

Kështu ka bërë të ditur për Insajderin, Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj

“Pokuroria themelore në Prishtinë e ka hapur si rast duke e kualifikuar si sulm,  Prokurori i rasti e ka autorizuar policinë për intervistin e këtyr dy personave të përfshirë në rast”, ka thënë Ulaj për Insajderin.

Inspektorati Policor ka kërkuar suspendimin e dy policëve pas që ka pranuar ankesën e qytetarit (gazetarit) për incidentin që është raportuar të ketë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) .

Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, kishte sulmuar fizikisht të martën në mbrëmje  gazetarin, Ensar Ramadani.

Exit mobile version