Site icon PrishtinaPress

Endrit Shala i Nismës e voton Vjosa Osmanin për kryeministre

Në sondazhin me pyetjen se kush duhet të jetë kryeministër: Vjosa Osmani apo Albin Kurti, ish-ministri i Tregtisë dhe zyrtari i lartë i Nismës, Endrit Shala, ka votuar për kandidaten e LDK’së

Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate ka votuar në një sondazh online të Gazetës Express me pyetjen se kush duhet të jetë kryeministër i Kosovës.

Në sondazh deri tash kanë votuar mbi 12 mijë persona brenda 12 orëve, e një nga votuesit është edhe Shala i Nismës Socialdemokrate. 

Edhe pse kjo parti ka kandidatin e saj, Fatmir Limajn, i cili do të jetë në sondazhet e ardhshme të Expressit, Shala, për arsye të panjohura, votën i ka dhënë Osmanit të LDK’së. /Express/

Exit mobile version