1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ende s’ka datë për akuzat e para të Speciales

Ndonëse u  themelua në vitin 2015, as pas tre viteve ende nuk është publikuar asnjë akuzë nga Gjykata Speciale.

Përkundër faktit se pritej që emrat e të akuzuarve të Gjykatës Speciale të bëhen publik këtë vit një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende, e lidhur më këtë avokatët e kësaj gjykate ende nuk kanë ndonjë informacion se kur do të bëhen publike aktakuzat e para, shkruan lajmi.net.

Artan Qerkini në një prononcim për lajmi.net ka thënë se ende nuk janë informuar për procedurat konkrete edhe pse siç thotë ai, sipas zyrtarëve të Gjykatës, ata janë të gatshëm që t’i pranojnë akuzat.“Ne nuk jemi të informuar për fillimin e ndonjë procedure konkrete, sipas zyrtarëve të gjykatës ata janë të gatshëm që t’i pranojnë akuzat, mirëpo ne nuk jemi njoftuar se ndonjë akuzë është pranuar deri me sot. Ende nuk ka ndonjë datë, edhe pse ata nuk e kanë obligim ligjor që të na njoftojnë neve. Por, që mund të na njoftojnë nëse ne e marrim në pyetje një të pandehur, e nëse një të pandehur e arrestojnë, ai i pandehur e përzgjedh avokatin dhe ai avokat pastaj njoftohet për procedurat, përndryshe nuk e kanë obligim ligjor që të na njoftojnë”, ka thënë Qerkini.

Edhe avokati Ali Beka në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se nuk janë njoftuar se ndonjë akuzë është pranuar deri më sot. Por që siç thotë ai, tashmë pasi është zgjedhur zyrtarisht edhe Prokurori është dashtë që të fillojnë.

“Ende nuk ka asnjë informacion lidhur me aktakuzat e para. Me vete faktin që tani është zgjedhur zyrtarisht edhe prokurori është dashtë që të presim dhe të fillojmë, por këto kryesisht shkojnë punë administrative, derisa ti krijojnë trupin koordinues të avokatëve”, ka thënë Beka.

Kujtojmë se në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Speciale, e cila do të veprojë në Hagë me gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe nën ligjet e Kosovës. Kjo Gjykatë u formua pas pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.

Gjykata Speciale do të hetojë edhe vrasjet e pasluftës, ku nga këto vrasje më së shumti kanë pësuar anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img