Site icon PrishtinaPress

Ende s’iu ka dalë paga – punonjësit e “Pastrimit” s’dalin në terren (VIDEO)

Punonjësit e Kompanisë Regjionale “Pastrimi” Sh.A janë duke protestuar pasi që ende nuk iu ka dalë paga mujore.

Për këtë arsye ata kanë refuzuar që të dalin në terren dhe ta kryejnë punën e tyre.

Klan Kosova e kontaktuar punonjësin Muhamer Gashin i cili ka bërë të ditur se të gjithë punonjësit për rajonin e Prishtinës aktualisht janë duke protestuar.

“Prej të datës 1 e deri më 5 e kemi në kontratë që të na dalë rroga. Tash është bërë i 9-ti dhe rroga ende nuk ka dalë. Jemi duke i pritur këta të komunës që ta marrin një farë vendimi; ndërsa ne e kemi ndalur punën. Sot asnjë punëtor nuk ka dalë në terren për ta kryer punën. Jemi këtu mbledhur te firma”.

“Ne me të parin gjithmonë i kemi marrë rrogat. Tash pritet të vijë një njësi e komunës dhe të na tregojë se kur do të dalin rrogat saktësisht”.

“Nëse nuk na dalin rrogat ne do të vazhdojmë me protestë. Ne jemi duke protestuar sot që nuk ka kanë dalë rrogat, ndërsa prej të parit të muajit shkurt na është premtuar edhe rritje”.

Exit mobile version