-1 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Ende s’dihet data e zgjedhjeve në Kosovë

Presidentja e Kosovës ende nuk ka shpallur datën për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Njohës të fushës vlerësojnë se zgjedhjet nuk do të mbahen para datës 26 janar. Sipas tyre, vendi do të shkoj përfundimisht në zgjedhje të rregullta në të kundërtën nëse partitë politike këmbëngulin për zgjedhje të jashtëzakonshme do të shkelin kushtetutën.

Konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta filluan dy javë më parë, megjithatë palët ende nuk u dakorduan për datën e mbajtjes së tyre. Pushteti  insiston që zgjedhjet të mbahen më 16 shkurt, kurse opozita propozon 26 janarin.

Sipas monitoruesve të punës së Kuvendit, të dy propozimet janë në përputhje me afatin e caktuar në Kushtetutë.

Viti i ardhshëm 2025 është vit i rregullt zgjedhor në Kosovë dhe nëse partitë politike bien dakord që të mos ketë zgjedhje të parakohshme, Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Kurti do të jetë e para që do të përmbushë mandatin katërvjeçar që nga shpallja e pavarësisë. Ndërsa në të kundërtën, nëse opozita tenton për zgjedhje të jashtëzakonshme, njohësi i kushtetutës Mazllum Baraliu, thotë se ka shkelje kushtetuese.

Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën më 14 shkurt të vitit 2021, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë mbi 50% të votave./rtv21

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img