Site icon PrishtinaPress

Ende po vazhdon bastisja në shtëpinë e ish-këshilltarit të Thaçit

Po bëhen gati afro 7 orë që kur ka nisur bastisja në shtëpinë e ish-këshilltarit të presidentit Thaçi, Bashkim Smakaj njëherit ish-shef i AKI-së.

Nga pamjet, pranë shtëpisë së tij shihen patrulla të policisë së Kosovës e të EULEX-it.

Avokati i Smakajt, Artan Qerkini nuk ka dhënë detaje se për çka bëhet fjalë, vetëm ka konfirmuar se ka pranuar një urdhër nga Gjykata Speciale për një bastisje të tillë.

Përveç vendbanimit të Smakajt, është bastisur edhe banesa e ish-këshilltarit tjetër të Thaçit, Blerim Shala.

 

Exit mobile version