1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ende pa rezultate, Qeveria paralajmëron caktimin e marzhës për fitim në produktet bazike

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka paralajmëruar se do të caktojnë marzhën e fitimit në produkte bazike, ashtu siç ka ndodhur ditë më parë edhe me derivatet e naftës.
Në një konferencë për media Hajdari, ka thënë se, krahasuar me muajin maj, ka pasur një rënie prej 7 për qind për çmimet furnizuese të produkteve bazë.

“Nga të dhënat e doganës, ndonëse kemi rritje të çmimit në disa furra të bukës, çmimet e grurit dhe miellit që vijnë në doganë, janë në rënie prej 7 për qind për dallim nga muaji maj”, ka thënë Hajdari në një konferencë për medie.

Hajdari tha se nga analizim i çmimeve të produkteve esenciale, ka dalë që ka një dallim të madh të marzhës tregtare në mes të operatorëve ekonomikë.

Ajo tha se mesatarja e dallimeve luhatet në mes 8-19.40 për qind.

“Pas gjitha konstatimeve të bëra nga grupi punues, kemi konstatuar se marzha tregtare e artikujve esencialë, ka një dallim të lartë në mes operatorëve ekonomikë, ku mesatarja e marzhës tregtare e operatorëve ekonomikë varion nga 8 deri 19.40 % varësisht prej produktit… Te disa kompani vërehet tendencë mirëkuptimi për gjendjen aktuale që vjen nga inflacioni, prandaj marzhën tregtare te produktet esenciale e kanë minimizuar, ndërsa te disa të tjerë po mungon”, ka shtuar aj
Kujtojmë se një paralajmërim për caktimin e marzhës së fitimit në produkte bazike e kishte dhënë ditë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img