1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Ende pa nisur mirë seanca, opozita lëshon sallën e Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ka më shumë se katër orë që ka kuorum për votim, por që Kuvendi nuk po voton, dhe sipas tij është e paarsyeshme dhe e palogjikshme pritja e deputetëve të opozitës.

Sipas Gashit, “duke marrë parasysh këtë sjellje, ku na pamundësohet që disa orë me votu mbi bazën e lirë të deputetëve, duke prit që pushteti t’i bëjë 61 deputetë, e paarsyeshme, e palogjikshme dhe jo demokratike”.

“Është me rëndësi me kuptu që Kuvendi merr vendime me shumicë. Ne kemi më shumë se katër orë që kemi korum për votim dhe Kuvendi nuk po voton. Kjo nuk është në të mirë të demokracisë, prandaj si grup parlamentar mendojmë se është e paarsyehme me vazhdu me marrë pjesë në seancë, duke marrë parasysh këtë sjellje, ku na pamundësohet qe disa ore me votu mbi bazën e lirë të deputetëve duke prit që pushteti t’i bëjë 61 deputetë, e paarsyeshme, e palogjikshme dhe jo demokratike”, tha Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së.

Në anën tjetër, Grupi i Shefit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se “po shohim një angazhim të dobët”, dhe se siç thotë ai “mazhoranca duhet të ketë angazhim më serioz”.

“Kërkojmë angazhim me serioz, perderisa jemi 61 deputete pse mos me fillu seanca. Po shohim angazhim të dobët, nuk duhet te vazhdoje Kuvendi i Kosoves me deshtime te njepasnjeshme”, tha Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, tha që duke qenë se nuk ka kushte dhe numra, atëherë “mendoj se duhet të mbyllet seanca”, ani pse siç thotë ai “mund të rrinë fizikisht, por kushte nuk ka”.

“Siç po shihet nuk ka kushte, nuk ka numra, deputetë nuk ka, pra mendoj që duhet me e mbyllë këtë seancë”, tha Grupi i Shefit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img