Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, festimet kanë nisur tashmë në rrugët afër selisë së kryesore të AKP-së, derisa janë në pritje të njoftimeve rreth rezultatit të referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi.
Megjithatë, kundërshtarët e ndryshimeve kanë theksuar se rezultati nuk është ende një përfundim i pashmangshëm për shkak të siç thuhet mospërputhjeve në mes të fletëve të votimit të hapura dhe të votave të numëruara.