Site icon PrishtinaPress

Ende nuk kanë filluar punimet për ashensorin e ri në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, personat me nevoja të veçanta vazhdojnë të kenë probleme

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale para një muaji kishte premtuar se gjatë muajit nëntor do të ndërtojë një ashensor të ri në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, mirëpo punimet për këtë ashensor ende nuk kanë filluar.

Telegrafi më herët ka raportuar për problemet që kanë personat me nevoja të veçanta për qasje në ashensor, për shkak se ashensori i vjetër nuk i zë ata që janë me karrocë.

Mentor Morina, Udhëheqësi i Departamentit të Politikave Sociale në Ministrinë e Mirëqenies Sociale, deklaroi për Telegrafin se kompania e cila do të bëjë ndërtimin është përzgjedhur por që ende nuk kanë nisur punimet.

“Është përzgjedhë kompania që do ta bëjë ndërtimin, janë në fazën e pritjes së ankesave, gjatë këtij muaji do të fillojë ndërtimi”, tha ai.

Ndryshe, Garip Sylejmani, banues i Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë, më herët ka treguar për problemet që ballafaqohet për shkak të ashensorit. Për pasojë, ai ka mbetur i mbyllur në shtëpi për më shumë se një vit./Telegrafi/

Exit mobile version