-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ende nuk është zbardhur se kush ia vuri flakën kamionëve në Zubin Potok

E pazbardhur ka mbetur ngjarja e 2 korrikut që ndodhi në afërsi të Zubin Potokut. Atje dy kamionëve iu vu flaka, ndërsa ishin pronë e një kompanie që po kryente punime në këtë zonë në një projekt që konsiderohet si i klasifikuar.

Një ngjarje e rënë me elemente kriminale, ndodhi pothuajse një javë më parë në mes të fshatrave Çabër dhe Zupç.

Këtu, iu vu flaka dy kamionëve te një kompanie të cilët po kryenin punime në këtë zonë.

Se kush e bëri këtë akt nuk është zbuluar ende, ndërsa polica dhe prokuroria qëndrojnë mbyllur në dhënien e detajeve për këtë rast.

Pavarësisht ngjarjes së rëndë, puna në zbatimin e këtij projekti në zonën veriore të vendit po vazhdon.

Por, kjo po bëhet nën masa të shtuara të sigurisë.

Mbase këto masa sigurie janë edhe për shkak të rëndësisë së projektit që po zbatohet, e që i përket infrastrukturës kritike të shtetit, prandaj edhe mbahet si i klasifikuar.

Në lidhje me këtë projekt dhe ngjarjen me premisa kriminale në veri, RTV Dukagjini i ka drejtuar pyetje edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Por, as kjo ministri nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkohë, sipas Fadil Kajtazit, që është ekspert i sigurisë, rëndësia e këtij projekti që konsiderohet si i klasifikuar, ka mundur të nxitë strukturat kriminale që të bëjnë veprime të tilla.

Ai shton se të gjitha grupet kriminale në veri, dirigjohen nga Beogradi.

“Me datë 2 korrik, gjatë kohës kur ishin parkuar në këtë pjesë, dy kamionë u dogjën tërësisht”,ka thënë eksperti i sigurisë Fadil Kajtazi.

Pronarët e këtyre mjeteve, në të njëjtën ditë, folën për televizionin Dukagjini sesi ishin ditët e para të punës.

Të njëjtit, nuk u lejuan të flasin dy ditë më vonë për të njëjtin rast. /Dukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img