1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ende nuk dihet nëse rrugët e Prishtinës do të kenë shtegun për biçikleta

Krijimi i shtegut për biçikleta në qytetin e Prishtinës është më së i nevojshëm duke parë mbingarkesën që ka kapluar trafikun rrugor në kryeqytet.

Por rrugët e ngushta që karakterizojë kryeqytetin tonë pritet të jetë një sfide për projektuesit e shtegut për çiklist.

Lidhur me këtë zyrtar të komunës së Prishtinës në një përgjigje për Indeksonline, kanë deklaruar se këtë muaj do të nisë realizimi i një projekti së bashku me kompanitë, të kontraktuara nga BERZH, Mott MacDonald dhe Grant Thornton po përgatisin Planin e Qëndrueshëm të Lëvizshmërisë Urbane.

Megjithatë në përgjigje nuk është dhënë ndonjë afat se kur saktësisht është paraparë të nis implementimi i projekti, duke thënë se fillimisht ky plan do të bëhet me përfshirjen e qytetarëve dhe grupeve të interesit në procesin e vendimmarrjes, zbatimit dhe vlerësimit.

“Komuna e Prishtinës, së bashku me kompanitë, të kontraktuara nga BERZH, Mott MacDonald dhe Grant Thornton po përgatisin Planin e Qëndrueshëm të Lëvizshmërisë Urbane (ang. SUMP). Në këtë mënyrë, do të kuptojmë problemet aktuale dhe do të identifikojmë zgjidhjet e mundshme ashtu që qyteti tu sigurohet qytetarëve të kryeqytetit lëvizshmëri që lehtëson jetën në kryeqytet si dhe sigurohet një transport publik modern, i qëndrueshëm dhe funksional. Ky plan do të bëhet me përfshirjen e qytetarëve dhe grupeve të interesit në procesin e vendimmarrjes, zbatimit dhe vlerësimit”, thuhet në përgjigjën e komunës.

Sipas tyrë do të përfshihet një gamë e gjerë e grupeve të interesit në qytet, si për shembull të rinjtë, lagjet e qytetit dhe komuniteti, sektori i biznesit, dhe ekspertët e fushës. Praktikat dhe politikat e transportit, shfrytëzimit të tokës, mjedisit, zhvillimit ekonomik, sigurisë dhe shëndetit, të cilat zbatohen nga niveli lokal dhe qendror, do të integrohen mes vete.

“Me balancimin e zhvillimit ekonomik, barazisë sociale dhe cilësisë mjedisore, përmes këtij plani do të sigurohet një sistem i qëndrueshëm i lëvizshmërisë në Prishtinë. Kjo nënkupton rregullimin e përgjithshëm, të detajuar, të qarkullimit të të gjitha mjeteve në komunikacion”, thuhet në përgjigje.

Deri në fund të verës së këtij viti, studimi do të përqendrohet në disa detyra kryesore, siç janë:

– Kuptimi i problemit të lëvizshmërisë urbane dhe sfidat e qytetit – do të bëhen 3000 anketa ashtu që ta kemi pikëpamjen e qytetarëve në këtë fushë, dhe ky proces fillon në muajin Shkurt;

– Ndërtimi i një vizioni të ri për lëvizshmërinë urbane dhe kornizën me politike mbështetëse;

– Identifikimi i zgjidhjeve të lëvizshmërisë urbane dhe propozimet për qytetin;

– Zhvillimi i SUMP-it, me një plan të veprimit për secilën fazë;

– Konsolidimi i instrumenteve për monitorim dhe vlerësim të planit në vazhdimësi.

Një studim dhe plan i tillë po bëhet për herë të parë, dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kryeqytetin, pasi që do të vendosë bazë të fuqishme për rregullimin e transportit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img