Këngëtarja Enca Haxhia ka zbuluar më në fund se është në një lidhje dashurie, të cilën po e shijon ehe gjatë pushimeve në jug të vendit
. Ka qenë vetë 20 vjeçarja që ka shpërndarë disa momente intime në rrjetin social me snap chat, duke u puthur me të dashurin. Ajo prej kohësh ka pranuar se është në një lidhje, por që gjithmonë këtë anë të jetës e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut. Siç duket edhe në këto foto, sërish Enca është munduar që ta mbaj mister fytyrën e të dashurit, por duke u treguar të gjithëve se ajo nuk është më vetëm.


